“The Guardian” për Prishtinën e Tiranën: Vende të mrekullueshme për pushime

Lajme

“The Guardian” për Prishtinën e Tiranën: Vende të mrekullueshme për pushime

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 13:44
Shkrimi i The Guardian

Në mesin e shumë qyteteve europiane ku ju mund të kaloni pushime të mrekullueshme, “The Guardian” ka listuar edhe Prishtinën e Tiranën.

Në shkrimin e “The Guardian” thuhet se këto qytete mund të mos jenë të pasura kulturalisht, por pikërisht për këtë arsye duhet vizituar ato për pushime të fundjavës.

Në këtë shkrim thuhet se atraksioni kryesor i Prishtinës është statuja e Bill Clintonit, ndërsa muzeu etnografik sipas tyre është lokacioni që duhet vizituar gjithsesi.

Sipas tyre kafja është e mrekullueshme në Prishtinë, poashtu edhe ushqimi tradicional.

Image

Ndërsa kryeqyteti tjetër i shqiptarëve – Tirana përshkruhet si qyteti i argëtimit, vend kumbues e shumëngjyrësh.

Si vend i preferuar për shëtitje përmendet Mali i Dajtit, ndërsa zemra e jetës së natës është Blloku, një zonë që më parë ka qenë e rezervuar për zyrtarë të lartë partiakë, e tani e shndërruar në enklavë plotë gjallëri me restorante e bare.

Image

Të tjera qytete që janë renditur në këtë listë janë edhe Kotorri i Malit të Zi, Plovdiv e Bullgarsë, Pula në Kroaci, Palanga në Lituani, Ohri në Maqedoni e disa vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat