Vdiq veprimtari institucionalist i Istogut Isa Bajra

Lajme

Vdiq veprimtari institucionalist i Istogut Isa Bajra

Xhevat Rexhaj Nga Xhevat Rexhaj Më 3 shtator 2016 Në ora: 10:27
Isa Bajra, i ulur, mes

Me dhimbje dhe pikellim te thellë, sot morëm lajmin e hidhëruar se ka ndërrue jetë Isa H. Bajra !

Gjenerata e veprimtarëve shqiptarë për Republikën e Kosovës nisur në vitet  e 68 ta, e vazhdoi me  ato 80 ta e tutje me demonstratat studentore mbahet mend gjithmonë si një lëvizje që tundi Serbosllavinë dhe ngriti  më shumë vetëdijen shqiptare për republikë Kosove.

Shumë të rinjë të asaj kohe te shekulit te kaluar ishin torturuar e maltretuar nga regjimi i Serbise, por shume nga ta mbetëm të fortë dhe me bindje demokratike e atdhetare se e drejta shqiptare do triumfoi. Një ndër të rinjet e asaj kohe , e që vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës së tij për një Kosovë demokratike ishte edhe Isa Bajraj nga Istogu. Isa bajraj njihet dhe mbahet mend gjithnji se në vitin 1981 në demonstrata ishte ai që bombën e hudhur nga serbët në turmën e studentëve Isaja e kapi me dorë dhe edhe pse i eksplodoi në dorë ai i shpëtoi stuedentet e tjere, dhe me atë rast Isa Bajraj humbi gishtat e dorës që ia mori bomba. Në vitet e 90 Isa Bajra ishte njeriu ndër ma aktivët në LDK,  Isa Bajra ishte shtyllë mbrojtëse me guximin e tij edhe ndaj bandave të Deqanit e Skenderait që donin Istogun ta shëndrronin në qytet krimi e uzurpimi, dhe aty si LDK ist mbeti deri sa ndërroi jetë. Isa  Bajra ishte kryetar i Nendegës në Istogun e Poshtëm me vite, dhe ishte anëtarë i Kryesisë së degës së LDK së në Istog. Për kontributin e tij me dekada, Isa bajra ishte edhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Istog, njeriu që asnji moment nuk ishte ndal nga aktivitetet për LDK dhe për Istogun e tij.  Isa Bajra sivjet ishte dekorue edhe me Mirënjohje nga Dega e LDK se në Istog dhe iu kishte dorëzue nga vet Kryetari i LDK se Isa Mustafa e Haki Rugova.Sot Isa bajra ka ndërrue jetë, ne që e njofëm dhe ishim afër tij humbëm një LDK ist trim e të fortë, Istogu humbi njeriun e vet që aq shumë e deshti, Familja e Isa bajraj humbi ma të dashurin e vet. Pusho i qetë në tokën Dardane që aq shumë e deshe vendasi e miku im i çmuar Isa Bajra!

Varrimi i te ndjerit behet sot me date 03.09.2016 ne oren 16h ne Varrezat e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat