BE reagon për sulmin me bombë në shtëpinë e drejtorit të RTK-së

Lajme

BE reagon për sulmin me bombë në shtëpinë e drejtorit të RTK-së

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:08
Flamuri i Bashkimit Evropian

Bashkimi Europian ka reaguar ndaj sulmit me bombë që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala

BE’ja e dënon sulmin ndaj shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të RTK’së.

“BE-ja në Kosovë është mjaft e shqetësuar me hedhjen e granatës natën e kaluar në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, ku ai jeton me fëmijët e vegjël dhe e dënon atë plotësisht.

Jemi të brengosur për ciklin e dhunës në Kosovë që po bëhet çdo ditë e më serioz. Asnjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve vdekjeprurëse kundër dikujt, e aq më pak kundër fëmijëve.

Ne thërrasim institucionet dhe politikanët e të gjitha partive që ta investojnë çdo përpjekje për të kontribuar në shuarjen e tensioneve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat