Zeqa i vogël me zemër të madhe. Është ky njeriu nga Presheva i cili qe 40 vjet mban gjallë Kosoven Lindore me gazeta shqip!

Lajme

Zeqa i vogël me zemër të madhe. Është ky njeriu nga Presheva i cili qe 40 vjet mban gjallë Kosoven Lindore me gazeta shqip!

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 19:45
Zeqirja Ejupi nga Presheva

Zeqa i vogël me zemër të madhe. Është ky njeriu nga Presheva i cili qe 40 vjet mban gjallë Kosovën Lindore me gazeta shqip!

Quhet Zeqirja Ejupi nga Presheva i cili sot ka 60 vjet.  Por ai në një bisedë me gazetarin e  “Presheva jonë” thotë duke qeshur se “nuk i pranoj këto vite. Jeta ime ka filluar qe 40 vjet, qe ne vitin 1975 qe kur ka nisur edhe jeta e gazetave shqiptare ne Kosovën Lindore, ne Preshevë.

Zeqirja Ejupin te cilin nuk ka njeri qe nuk e njef në Preshevë te cilin e njohin si Zeqa i vegël me zemër të madhe…Ai për 40 vjet ishte në shërbim të shtypit shqiptar. Për katër decenie ai i solli gazetat shqiptare nga Kosova për lexuesit shqiptar.

Zeqa: Emrin e “Rilindjes” deri sa te jem gjalle se kam ndërmend ta hek nga ballina e kioskat edhe pse disa herë me kanë bërë presion që ta heq.
Sipas z.Ejupi “dikur, sidomos gjate viteve 1981, apo para viteve 1999 ishte vështirë jo vetëm te jesh gazetar por edhe te merresh me ta dhe me gazeta. “Gazetat, sikur Rilindjen sikur edhe librat dikur në Preshevë i fusnim kaqak. Duhej bajari njefar trmnie ketu, sepse duhej te furnizohej Lugina e Preshevës me gazeta shqipe te dini ata se cafer po ndodhe ne Kosovën tonë.  Bile shpesh here ka ndodhur qe kem hanger dajak apo jemi ftur ne biseda informative, shkaku i gazetave nga Kosova, sepse dihet dikush dëshironte qe Luginën ta mbante ne terr informativ dhe te mbaj lexuesit vetëm me “te vërtetat e tyre” apo propagande..”

“Ne disa kiosqe në Kosove e them  me keqardhje dhe shimbushuri e shof se shumë sish nuk e kanë ose e kanë fshire emrin Rilindjes në Ballina. Unë, emrin e “Rilindjes” e ruaj me endje, sikur flamurin,  meqe me te jemi rritur. Dhe deri sa te jem gjalle se kam ndërmend ta hjek nga ballina e kioskut edhe pse disa here me kane bere presion në këtë drejtim…” shton Zeqa, pronar i kisokut të vetëm të gazetave shqiptare në Preshevë.

Për këtë mision, për këtë atdhedashuri militanti i  shtypit shqiptar Zeqiurja Ejupi ne vitin 1982 ishte shpërblyer, duke marrë mirënjohje nga stafi i Rilindjes nga Prishtina, duke e vlerësuar lartë punën e tij, si një punëtor i vyeshëm, i palodhshme dhe dashamir i shtypit shqiptar, i cili bëri shumë sakrifica që edhe kioskat në Preshevë, Luginë të ketë të njëjtat gazeta shqipe sikur edhe ata ne Prishtinë me të cilët i ndanë vetëm distanca gjeografike

“Dikur e kishim një, ishte RILINDJA te cilën lexuesi ynë shqiptare ne Medvegje, Bujanoc e  Presheve e priste ne radhe te gjata sikur para bukëpjekësit ose para barnatoreve. Them keshtu spese atëbotë Rilindjen, por edhe tash gazetat tjera janë bere ushqim i përditshme apo “hapa”,  para buke,  me kafe ne restaurantet tona. T ju them një realitet se dikur nga kjo kiosqe ne ditët shiteshin nga 500 gazeta Rilindje, ndërsa sot fatkeqësisht as 50 jo ?!. Madje dikur Rilindjen njerëzit edhe rezervonin apo ishin parapagus te përditshëm..”, thotë ne vazhdim duke kujtuar disa momente nga puna e tij Zeqirja Ejupi, pronar i kioska RILINDJA në Preshevë.

 “Këtu ne kioska për çdo dite marr disa gazeta shqipe nga Kosova , por me te lexueshmet, me te kërkuarat janë Bota sot, Zëri, Koha Ditore, Epoka e re, Kosova Sot etj…Përkundër internetit, megjithatë gazetat lexohet ende nder ne. Interneti apo mileniumi i ri i informativ siç e quajmë,  mund t’i bëj konkurrence informacioneve, por assesi kulturës së lexuarit të gazetave e cila vështirë se do te eliminohet aq lehte nga duart e tyre..” thotë në fund  z.Ejupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat