Dom Lush Gjergji flet për shenjtërimin e Nënë Terezës

Lajme

Dom Lush Gjergji flet për shenjtërimin e Nënë Terezës

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 22:03
Dom Lush Gjergji

Sot është Ditëlindja e Nënë Terezës, bamirëses me origjinë shqiptare, që ja kushtoi jetën ndihmës për të varfërit. Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup në një familje të mesme shqiptare dhe në moshën 18-vjeçare vendosi të bëhej murgeshë, për t'iu kushtuar më pas veprimtarisë bamirëse, për të cilën u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1979.

Më 4 shtator në Vatikan zhvillohet ceremonia për shenjtërimin e Nënë Terezës. Me këtë rast, Zëri i Amerikës po zhvillon intervista me përfaqësues të kishës katolike dhe institucionesh shqiptare. Biografi i saj, Dom Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, do të jetë pjesë e ceremonisë së shenjtërimit në Vatikan më 4 shtator. Në një bisedë më korrespondentin tonë, Besim Abazi, Dom Lush Gjergji kujton kohën e kaluar me Nënë Terezën dhe vlerat e saj për kombin shqiptarë dhe gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat