Vetëvendosje: Lirohet Azem Syla, burgosen aktivistët e lëvizjes

Lajme

Vetëvendosje: Lirohet Azem Syla, burgosen aktivistët e lëvizjes

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:30
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se organet e drejtësisë në Kosovë, janë të kapura nga siç thotë kjo Lëvizje “Klani pronto”.

Kjo për faktin se sipas kësaj lëvizje, vendimi i djeshëm i gjykatës për lirimin e Azem Sylës është veprimi i radhës që tregon nivelin shqetësues të kapjes që i është bërë organeve të drejtësisë.

“Përderisa në vazhdimësi po publikohen përgjime që flasin për përfshirje në krim të organizuar e keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe nga shumë bashkëpartiakë të Azem Sylës, organet e drejtësisë kanë mbyllur sytë kundruall tyre, dhe morën vendimin skandaloz për lirimin e këtij të fundit”, thuhet në reagimin e VV-së.

 Në anën tjetër VV thotë se të njëjtat organe të drejtësisë kanë shqiptuar masa të arrestit shtëpiak ndaj deputetëve të kësaj lëvizje, vetëm pse këta të fundit penguan klanin Pronto në misionin e tyre kryesor,  faljen e tokave të Kosovës dhe copëtimin e saj.

 “Sot po ashtu, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për të penguar aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që të vendosin një pano prej letre para shtëpisë së Kadri Veselit. Me ç ‘rast arrestuan aktivistin Imer Fejza, ndërsa lënduan ish-luftëtarin e UÇK-së, Musa Ajeti”, thuhet tutje në reagimin e VV-së.

 Lëvizja Vetëvendosje ndër të tjerash ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në protestën e 1 shtatorit, ku sipas tyre, do t’i tregohet në mënyrë të vendosur këtij klani kriminal që qytetarët nuk do të dorëzohen para tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat