Ky është personi, që së bashku me babain e tij vrau dy vëllezërit në Deçan

Lajme

Ky është personi, që së bashku me babain e tij vrau dy vëllezërit në Deçan

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 08:07
Durim Lushaj

Një zënkë e mëhershme ka dal të jetë fatale për dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i komunës së Deçanit, të cilët u vranë nga babë e bir Salih e Durim Lushaj.

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj Salih Lushaj ndërsa djali i tij për momentin gjendet në arrati dhe është në kërkim nga Policia

Në orët e vona të së enjtes, në fshatin Shaptej të Deçanit, dy persona Burim dhe Rexhep Ramaj, kanë mbetur të vrarë.

Dorasit janë Durim Lushaj dhe Sali Lushaj nga po i njëjti fshat. Sejdë Dobraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Deçanit, ka thënë se policia e ka arrestuar Sali Lushajn, babain e Durimit, kurse ky është në arrati, shkruan "Bota sot".

Image
Salih Lushaj

Lexo edhe këtë: Babë e bir kryen vrasjen e dyfishtë në Deçan - njëri i arrestuar, tjetri në arrati

Këta janë dy personat që u vranë sonte në Deçan

Dobraj ka thënë se Sali Lushaj është arrestuar në shtëpinë e tij, sepse ishte i lënduar, ngase në mes tyre dhe të vrarëve Ramaj, më parë kishte pasur një konflikt.

Gazeta "Bota sot" ka arritur ta siguroj foton e Salih e Durim Lushaj, i cili është në arrati, ndërsa Policia ka filluar tashmë kërkimet për ta arrestuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat