Ambasadori i Japonisë në OKB: Majlinda Kelmendi na emocionoi edhe neve

Lajme

Ambasadori i Japonisë në OKB: Majlinda Kelmendi na emocionoi edhe neve

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:56
Majlinda Kelmendi

Për suksesin e Majlinda Kelmendit në “Rio 2016” ka folur edhe ambasadori i Japonisë në SHBA, gjatë fjalimit të tij në Keshillin e Sigurimit në OKB.

Ambasadori japonez ka thënë se Kelmendi e ka emocionuar edhe popullin e Japonisë, si dhe triumfi i saj ka dërguar  porosi e shpresë për Kosovën.

“Triumfi i Majlinda Kelmendit është një nga momentet me emocionuese në Japoni.

Ajo mposhti në gjysmëfinale garuesen tonë, por ne  jemi të impresionuar nga arritja e saj, duke ditur se në çfarë kushtesh ka stërvitur.

Fitorja e saj ka dërguar një porosi të shpresës për Kosovën”, ka thënë ambasadori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat