Matthew Rycroft kërkon në OKB zvogëlimin e raporteve për Kosovën

Lajme

Matthew Rycroft kërkon në OKB zvogëlimin e raporteve për Kosovën

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:52
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit në OKB, Matthew Rycroft

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit në OKB, Matthew Rycroft , ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në raportin për Kosovën. Përfaqësuesi i Britanisë të Madhe ka kërkuar zvogëlimin e seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, për shkak se tashmë nuk ekzistojnë probleme madhore.

"Kosova është e pavarur por ende po diskutohet për ekzistencën e saj. Le të shohim olimpiadën , ku fitoi medalje të artë Majlinda Kelmendi dhe e kuptojmë që kjo epokë ka përfunduar" tha Rycroft.

Ai më tej theksoi që po raportohet çdo ditë për protesta në Kosovë por nuk po raportohet që me mijëra persona u gëzuan për xhudisten Majlinda Kelmendi që fitoi medalje të artë në RIO.

Përfaqësuesi Britanik shprehu keqardhje për ndaljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës por shprehu bindje se heqja e barrikadës në urën e Ibrit është një ogur i mirë ku mund të përfitojnë të dyja shtetet.

Matthew Rycroft paralajmëroi se së shpejti do të emërohet Kryeprokurori i Gjykatës Speciale që do të hetojë krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat