E dhimbshme: Vajza tetë vjeçare vdiq për të shpëtuar motrën më të vogël

Lajme

E dhimbshme: Vajza tetë vjeçare vdiq për të shpëtuar motrën më të vogël

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:35
Znj. Cafini

Një vajzë tetë-vjeçare sakrifikoi jetën e saj duke u hedhur mbi motrën më të vogël teksa muret e tërmetit shkatërrues në Itali po binin mbi to.

Në atë që është një prej historive më rrëqethëse të kurajës që është zbuluar nga lëkundja katastrofike me magnidtudë 6.2 që goditi Italinë qendrore të mërkurën, dy vajzat u gjetën të varrosura bashkë në gërmadhat e shtëpisë së tyre të pushimeve në fshatin e Pescara del Trontos, por vetëm njëra prej tyre mbijetoi.

Mamaja e dëshpëruar Angela Cafini kujtoi me tronditje të madhe se si vajza e saj katër-vjeçare doli vetëm me një gërvishtje të vogël falë motrës së saj të madhe e cila i qëndroi përmbi që ta mbronte atë teksa shtëpia po shkërmoqej mbi to.

‘Giulia vdiq për të shpëtuar motrën e saj. Ajo i qëndroi sipër. Kjo është e vetmja arsye se përse ajo është gjallë.  Më thanë se ajo nuk ka asnjë dëmtim dhe ky është i vetmi shpjegim për këtë”, tha Znj. Cafini.

Fshati është thuajse zhdukur nga harta pasi thuajse çdo ndërtesë është shkatërruar.

Ky rrëfim shtangës heroizmi vjen në një moment kur numri i të dvekurve nga tërmeti është mbi 240.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat