Vajza Yazidi i vë vetes flakën që të shmang dhunimin nga ushtarët e ISIS-it

Lajme

Vajza Yazidi i vë vetes flakën që të shmang dhunimin nga ushtarët e ISIS-it

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:38
Ilustrim

Adoleshentja Yazidi e komunitetit kurd që ishte dhunuar vazhdueshëm nga ushtarët e ISIS-it, i vë vetes flakën që ta bëjë veten jo tërheqëse për meshkujt.

Vajza që kërkoi të identifikohet vetëm me emrin Yasmin, kishte ikur nga ISIS-i dhe po qëndronte në një kamp në Irak kur ajo mendoi që dëgjoi zërat e ushtarëve të ISIS-it jashtë tendës së saj, shkruan The Independent.

Ajo tha se lagu veten me benzinë dhe ndezi trupin e saj në përpjekje të qëllimshme për të shpërfytyruar veten. Flakët dogjën flokët e saj dhe fytyrën, i dëmtuan keq hundën, buzët dhe veshët e saj.

18 vjeçarja është në mesin e 1,100 grave dhe vajzave refugjate të cilët janë sjellë nga kampet e refugjatëve të Lindjes së Mesme, në Gjermaninë jug-perëndimore për trajtim të specializuar psikologjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat