Çollaku përshëndetet me Zbogar, i kujtojnë projektet e përbashkëta

Lajme

Çollaku përshëndetet me Zbogar, i kujtojnë projektet e përbashkëta

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:35
Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka pritur në takim lamtumirës Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka pritur në takim lamtumirës Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.

Në takimin përshëndetës Ministri Çollaku i ka thënë Zbogar se kontributi i tij i dhënë në rrugën e integrimit të Kosovës në BE duhet ta bëjë krenar.

Çollaku në njoftimin e tij në Facebook ka kujtuar edhe disa projekte të rëndësishme të cilat ministria që e udhëheq i kanë punuar së bashku me zyrën e BE’së në Kosovë.

“Ndër kryesoret që do të mbahen mend, është marrëveshja historike për Stabilizim Asocim, e cila ka çimentuar të ardhmen evropiane të vendit, dhe pavarësisht se sot nuk mund ta quajmë të përfunduar plotësisht projektin tjetër të liberalizimit të vizave, ai ka dhënë një kontribut të madh duke na mbështetur në çdo hap, dhe besojmë se frytet e kësaj pune do ti gëzojnë qytetarët së shpejti”, ka thënë mes tjerash Ministri Çollaku.

Samuel Zbogar do ta fillojë misionin e ri në Maqedoni si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian.

Njoftimi i plotë:

Sot pata takimin përshëndetës me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar

Kujtuam projekte të rëndësishme në të cilat kemi punuar së bashku gjatë mandatit të z. Zhbogar në Kosovë.

I thash që mund të ndjehet krenar për kontributin që e ka dhënë në rrugën e integrimit të Kosovës në BE si dhe për bashkëpunimin e ngushtë në fusha të ndryshme të integrimit evropian. Së bashku me kolegët e qeverisë, kuvendin, shoqërinë civile por edhe sektorin privat janë bërë shumë punë dhe të arritura të shumta gjatë kësaj kohe që kanë rezultuar në ndryshime historike sa i përket përforcimit të perspektivës Evropiane të vendit.

Ndër kryesoret që do të mbahen mend, është marrëveshja historike për Stabilizim Asocim, e cila ka çimentuar të ardhmen evropiane të vendit, dhe pavarësisht se sot nuk mund ta quajmë të përfunduar plotësisht projektin tjetër të liberalizimit të vizave, ai ka dhënë një kontribut të madh duke na mbështetur në çdo hap, dhe besojmë se frytet e kësaj pune do ti gëzojnë qytetarët së shpejti. I urova z. Zhbogar suksese dhe të gjitha të mirat në vazhdimin e karrierës së tij, dhe e falënderova për miqësinë, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës, përfshirjes rajonale të vendit tonë dhe përfundimisht për kontributin për perspektivën e anëtarësimit të Republikës së Kosovën në Bashkim Evropian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat