“The Guardian”: Mashtrimi i Europës me këpucët firmato që prodhohen në Shqipëri

Lajme

“The Guardian”: Mashtrimi i Europës me këpucët firmato që prodhohen në Shqipëri

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:50
ilustrim

Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një reportazh prodhimit të këpucëve të markave të njohura botërore dhe që mbushin dyqanet e Europës perëndimore.

Sipas britanikes miliona blerës besojnë se këpucët e shtrenjta që ekspozohen në vitrinat e dyqaneve janë prodhuar në fabrika luksoze në perëndim, por e vërteta është ndryshme dhe mjaft e hidhur.

Sipas shkrimit me titull “Këpucët e shtrenja italiane të prodhuara për lëmoshë në dyqanet e karameleve në lindje” konsiderohet si skandal përdorimi i krahut të punës dhe shfrytëzimi deri në maksimum i varfërisë në këto vende.

“Skandali del në dritë pas një hetimi se industria e këpucëve në Europë ka nga pas një të vërtetë tronditëse për mënyrën se si shfrytëzon krahun e punës me paga të paligjshme dhe kushte tronditëse.

Hetimi thotë se disa prej markave më të mëdha janë duke përdorur një shteg ligjor për të vulosur produktet e tyre me vulën “Made in Italy” ose “Made in Germany” pavarësisht se ato nuk prodhohen aty duke siguruar se ato janë sërsih të një cilësie të lartë edhe nëse janë bërë nga punëtorë të varfër të Europës Lindore”. Hetimi zbuloi se punëtoret e këpucëve në Shqipëri paguhen më pak se rroga minimale duke punuar edhe mbi orar gjë që është ligjërisht e palejueshme” – shkruhet në reportazhin e “The Guardian”.

“Hetuesit kanë vënë re se fabrika të tilla që prodhojnë këpucë firmato në lindje ndodhen në Shqipëri, Bosnje Herzegovinë, Maqedoni, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.

Një në tre punonjëse shqiptare të këtyre fabrikave e pyetur u përgjigj se paguhej më pak se 121£ në muaj, pavarësisht kohës shtesë apo bonueseve.

Raporti thekson se gratë e këtyre fabrikave përgjigjësisht keqtrajtoheshin. Gratë shqiptare të fabrikave thanë se duhet të përfundonin të paktën 60 palë këpucë në ditë.” – shkruan “The Guardian” që citon se në lindje kanë fabrikat e tyre firma si: Zara, Lowa, Deichmann, Ara, Geox, Bata dhe Leder & Schuh AG dhe nënkompanitë e CCC Shoes & Bags në Poloni dhe Rieker and Gabor në Sllovaki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat