Ju dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së Ismet Tërbunja

Lajme

Ju dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së Ismet Tërbunja

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 21:10
Varrimi

Me nderime të larta shtetërore i përcjell nga njësitë e FSK-së,  i’u dha lamtumira e fundit dhe u varros në varrezat e qytetit në Begaj të Vushtrrisë, veterani i UÇK-së, Ismet Tërbunja nga fshati Studime e epërme, raporton portali Veriu.info.

Përveç familjarëve dhe miqve, në ceremoninë e varrimit të të ndjerit kanë marrë pjesë qytetarë e veteranë të shumtë si dhe përfaqësues të institucioneve, si kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe zëvendësministri i bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Kurtan Kajtazi.

Veprimtaria e Ismetit dhe familjes së tij u vlerësua shumë lartë në ceremoninë mortore që u mbajte te varrezat e qytetit. “Luftëtarët e UÇK-së janë vëllezër të dëshmorëve,  janë vëllezër të lirisë, janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija më e lartë kombëtare, e i tillë ishte edhe luftëtari i UÇK-së Ismet Tërbunja, të cilin po e përcjellim në botën e amshueshme”,  ka thënë nënkryetari i Komunës, Dibran Përçuku.

Ndërsa për veprimtarinë atdhetare dhe aktivitetin luftarak të Ismetit gjatë luftës, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UCK-së, foli Bajram Beqiri. I brumosur nga veprimtaria atdhetare, pas qëndrimit të gjatë në diasporë,  me të filluar lufta çlirimtare Ismeti u kthye në vendlindje dhe iu bashkua luftës çlirimtare të cilës nuk iu nga deri në përfundim të luftës, tha Beqiri. Në emër të familjes së Ismetit, pjesëmarrësit në varrim i ka falënderuar, vëllai Miftar Tërbunja.

I ndjeri ndërroi jetë dje, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.

Gjatë luftës Ismeti ishte pjestar i Balationit të IV Rexhep Musa të Brigadës 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së.  Pas mbarimit të luftës u punësua në Korporatën Eletroenergjetike të Kosovës, por njëkohësisht ishte i angazhuar si ëjestarë rezervë i TMK-së ku shërbeu me dinjitet dhe krenari.

I ndjeri pas vetës la gruan dhe tre fëmijë, dy djem e një vajzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat