Terrorizoi banorët e Vlorës, i riu nga Kosova: S'kam lidhje me ISIS, isha i droguar

Lajme

Terrorizoi banorët e Vlorës, i riu nga Kosova: S'kam lidhje me ISIS, isha i droguar

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 18:07
Dijar Xhema

Prokuroria ka kërkuar masën ‘’arrest me burg’’ për 29 vjeçarin, Dijar Xhema nga Mitrovica e Kosovës që ushtroi dhunë dhe tentoi të rrëmbente 3 persona në Vlorë 2 ditë më parë.

Nesër në orën 09:00 pritet të jepet edhe masa e sigurisë për Dijar Xhemën.

Burime për Report TV kanë mundur të mësojnë se avokati ka depozituar kartelën mjekësore ku sipas tij 29-vjeçari vuan nga çrregullime mendore. Ndërkohë që vet i riu nga Kosova ka deklaruar se nuk ka lidhje me ISIS por ka qenë nën efektin e drogës kur ka tentuar të rrëmbejë 3 personat. 

Dijar Xhema dy ditë më parë dhunoi tre persona duke thirrur “Allahu Akbar”, “Jam i dërguar i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat