“Shqipëria e madhe”: Ky shqiptar po ‘çmend’ serbët e grekët, por…

Lajme

“Shqipëria e madhe”: Ky shqiptar po ‘çmend’ serbët e grekët, por…

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 12:09
Tahir Veliu

Kjo është koha kur mediat sociale në Shqipëri dhe Kosovë janë në mesin e një debati për çështjen e largimit të disa futbollistëve drejt kombëtares kosovare.

Disa thonë se shqiptarët e Shqipërisë po ndjehen inferiorë ndaj atyre të Kosovës, që po e tregojnë veten përpara në arenën ndërkombëtare.

Një film kosovar ishte mes kandidatëve për çmimin Oskar, një sportiste e tyre mori medaljen e artë në Olimpiadë, disa këngëtare kosovare kanë arritur njohje në arenën ndërkombëtare, etj.

Por a po kthehet ky inferioritet në ofendim ndaj shqiptarëve të Kosovës?

Është e vështirë të nxjerrësh përfundime në këtë terren, por një shqiptar duket se ka marrë flamurin e “Shqipërisë së madhe” pikërisht në këto kohëra debati.

Bëhet fjalë për një historian kontrovers, të quajtur Tahir Veliu.

Në Shqipëri ndoshta numërohen me gishta njerëzit që kanë dëgjuar për të, por ai ka shkaktuar jo pak shqetësim tek fqinjët tanë, grekët, serbët dhe malazezët.

Së fundmi, policia në Mal të Zi tha se do e lejojë Tahir Veliun të hyjë në këtë vend, nëse plotëson kriteret ligjore.

Tahiri thotë se do të lançojë në Mal të Zi më 20 gusht librin e tij, që flet për një shtet pan-shqiptar.

Veliu është lider i Lëvizjes për një Shqipëri të Bashkuar.

Të dielën, grekët nuk e lejuan Veliun të hyjë në vendin e tyre për të promovuar librin.

Më 7 gusht ishin serbët ata që nuk e lejuan Veliun të hyjë në vendin e tyre, duke e deklaruar ‘persona non grata’.

Por dy javë më parë, Veliu vizitoi Shkupin në Maqedoni, ku foli për idenë e tij.

Ai tha se e vetmja zgjidhje e drejtë për shqiptarët që “jetojnë nën pushtimin e një Maqedonie artificiale” është vetëvendosja./Mapo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat