Barcelonë, ndalohen 127 shqiptarë, policia zbulon skemën si do hynin ilegalisht në Britani

Lajme

Barcelonë, ndalohen 127 shqiptarë, policia zbulon skemën si do hynin ilegalisht në Britani

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 21:58
Ilustrim

Policia kufitare në Barcelonë ka ndaluar 126 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në Britani.

Mësohet se emigrantët shqiptarë ishin të pajisur me pasaporta greke dhe italiane, të falsifikuara në Irlandë. Sipas policisë spanjolle, shqiptarët kanë udhëtuar në zonën Shengen me pasaportat e tyre dhe më pas janë pajisur me dokumente të falsifikuara me qëllim që të kalonin në Britani. Policia kufitare në Barcelonë ka ndaluar 126 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në Britani. 

Shqiptarët janë arrestuar të gjithë në aeroportin “El Prat” dhe gjatë kontrollit u janë gjetur dokumenta false greke dhe italiane, të cilat do i përdornin për kalimin e kufirit. Aeroporti i Barcelonës do të përdorej si tranzit nga personat e arrestuar, për të arritur më pas në destinacionin final. Një zëdhënës i policisë spanjolle ka deklaruar se shqiptarët kanë hyrë në zonën Shengen nga Italia dhe Greqia, me dokumentat e rregullta të Shqipërisë. Pasi kanë arritur në këto dy vende, personat në fjalë kanë marrë dokumentat false dhe më pas janë nisur drejt Spanjës. Sipas zyrtarëve spanjollë, janë sekuestruar dokumenta të falsifikuara italiane dhe greke, përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe patenta makine, të gjitha false.  Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur nga policia. Ndërkohë që kjo është një video e publikuar sot në mediat angleze duke treguar edhe një tjetër mënyrë sesi shqiptarët rrezikojnë për të shkuar në Britaninë e Madhe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat