Vuçiç: Nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive Serbi-Shqipëri

Lajme

Vuçiç: Nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive Serbi-Shqipëri

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 13:21
Rama-Vucic

Zhvillimi ekonomik dhe investimet në rajon do të jenë tema e bisedimeve mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç në muajin tetor në Nish. Vuçiç i quajti të pasakta dhe spekulime fjalët se në Nish do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë.

Vuçiç u shpreh se është me shumë rëndësi që Serbia dhe Shqipëria të punojnë bashkë në projektet ekonomike që do t’i bënin bashkë këto dy shtete e këta dy popuj. Projektet e tilla do të jenë me interes për qytetarët e të dy popujve, ka vlerësuar Vuçiç dhe ka shtuar se Serbia është e gatshme për bashkëpunim.

Vuçiç i ka quajtur spekulime shkrimet në disa medie se në Nish do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë, transmeton Koha.net. “Në atë mbledhje nuk do të jenë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, as kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët”, ka thënë Vuçiç për “Politika”.

Ai ka shtuar se në Nish do të vijnë edhe biznesmenë, pasi qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat