Zanfina Ismaili publikon këngën e re “M”, kushtuar nënës së ndjerë

Mediale Vip

Zanfina Ismaili publikon këngën e re “M”, kushtuar nënës së ndjerë

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 19:35
Zanfina Ismaili

Këngëtarja Zanfina Ismaili rikthehet në skenë me projektin e saj më të ri, këngën dhe videoklipin “M”, projekt ky që i kushtohet nënës së saj të ndjerë, Mona Ismailit.

Ndonëse humbja e nënës ishte një tragjedi shumë e rëndë për të, Zanfina gjeti forcën për t’u rikthyer në muzikë, dhe për ta çuar në fund amanetin e nënës së saj, i cili ishte vazhdimi i suksesit në muzikë për të bijën.

Kënga është e zhanrit baladë dhe është punuar nga RedBox. Videoklipi është punuar me mjaft kujdes nga XL Films, e ndërsa në të Zanfina shfaqet mjaft e ndjeshme, dhe si një ëngjëll pranë detit.

Ky projekt është punuar me një përkushtim shumë të madh, gjersa vetë ajo është shprehur se të gjithë mund ta gjejnë veten e tyre në këtë këngë.

Kënga pritet të jetë një sukses i padiskutueshëm, e ndërsa këngëtarja do të vazhdojë me realizimin e projekteve të reja, dhe paraqitjen e saj nëpër koncerte, ku do të jetë sa më afër publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat