Zbulohet shtatorja e Ndue Përlleshit në Klinë

Peja

Zbulohet shtatorja e Ndue Përlleshit në Klinë

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 15:03
Shtatorja e Ndue Përlleshit në Klinë

Në përcjellje të gardës ceremoniale të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot në Klinë është zbuluar shtatorja e luftëtarit Ndue Përlleshi.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se përveç zbulimit të shtatores, është mbajtur edhe akademi përkujtimore, në të cilën kanë marrë pjese personalitete të shumta të jetës politike, kulturore, shkencore e fetare. 

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores, në të cilën kanë marrë pjesë shumë qytetarë, kryetari i Klinës, Sokol Bashota, tha se, sot Klina i ka katër sheshe, ka katër personalitete me tre histori.

“Historia e Nënë Terezës, që njihet si nëna e gjithë botës; histori të përbashkët kanë edhe dy sheshe, ai i Mujë Krasniqit e Faruk Elezit, që i takojnë luftës së fundit të UÇK-së. Dhe, kjo shtatore këtu, që sot po e lartësojmë në këtë shesh, po e rilindim në bronz, është argumenti më i fuqishme, se në memorien tonë nuk i kemi lënë në harrese këto personalitete të luftës dhe të rezistencës kombëtare, të  periudhës së viteve ’45-ta, ku Kosova u la jashtë trojeve shqiptare. Prandaj, sakrifica e Ndue Përlleshit me bashkëluftëtarë, ishte për t’ia  bashkëngjitur këto troje etnike vendit amë”, ka thënë Bashota.

 Ai me një fjale rasti u paraqit edhe në akademinë e organizuar me këtë rast në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” ku vlerësoi lart veprën dhe jetën e luftëtarit Ndue Përlleshi dhe të bashkëluftëtarëve të tij.

Skulptori që e ka punuar këtë vepër është Ylber Krasniqi, bashkëluftëtar i komandant Mujë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat