Veseli do të vizitojë fermerët e prekur nga sëmundja Gungore

Lajme

Veseli do të vizitojë fermerët e prekur nga sëmundja Gungore

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 14:27
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të shkojë për vizitë te disa fermerë në Komunën e Kaçanikut, për të parë nga afër gjendjen e fermerëve të prekur nga Sëmundja Gungore e Lëkurës, që prek gjedhet.

Sëmundja gungore ka disa muaj që po vazhdon të infektojë gjedhët në disa nga shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Kosovën.

E shfaqur edhe në Bullgari, Maqedoni dhe Serbi, sëmundja Gungore e Lëkurës, që prek lopët dhe buallicat, mund të dëmtojë lëkurën e kafshëve, të ulë prodhimin e qumështit dhe të ulë fertilitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat