Vajza me video frymëzuese për grim, e lindur me tumor në fytyrë

Lajme

Vajza me video frymëzuese për grim, e lindur me tumor në fytyrë

Nga: Gresa Bajraktari Më: 16 gusht 2016 Në ora: 16:27
Marimar Quiora

20 vjeçarja është duke bërë emër në Youtube, me video për grim, pavarësisht se ka lindur me tumor në fytyrë dhe nuk mund të hajë apo flasë.

Marimar Quiora ka fshehur fytyrën e saj nga njerëzit në rrugë, por tani ajo tregon me krenari, bukurinë e saj me video online, transmeton Bota Sot.

Ajo ka lindur me tumorin në fytyrë, të quajtur hygroma cistike, që do të thotë se ajo duhet të përdor gjuhën e shenjave në videot e saj.

Por, studentja frymëzuese nuk do të lejë asgjë që të mbetet prapa dhe tani është duke kthyer standardet tradicionale të bukurisë në vendin e vet, me mesazhin e fuqishëm të vetë dashurisë.

Marimar, nga Kalifornia, thotë: “Për mua bukuria është të pranosh vetveten ashtu siç je dhe të injorosh se çfarë thonë të tjerët”.

“Ti e tregon bukurinë ashtu siç është, nuk ka rëndësi nëse ke pamje të ndryshme të fytyrës, duhet të pranosh veten ashtu si je”, thotë ajo.

Maria, nëna e Marimar nuk e ka ditur për gjendjen derisa e ka lindur vajzën, dhe më pas është përballur me luftën për pamjen e saj.

Marimar ka qenë gjithmonë e interesuar për grimin dhe tani ka miliona ndjekës dhe merr mesazhe të shumta nga gra që ka inspiruar./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat