Vetura e vjedhur në Vushtrri gjendet në Fushë – Kosovë

Kronikë e zezë

Vetura e vjedhur në Vushtrri gjendet në Fushë – Kosovë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 10:57
Ilustrim

Më 12 gusht në qytetar i Vushtrrisë kishte raportuar për vjedhjen e veturës së tij, ku sipas tij vetura e llojit Mercedes ishte vjedhur në rrugën “Gjergj Fishta”.

Të hënën njësia policore në stacionin e Fushë Kosovës, tri ditë pas raportimit, ka arritur ta lokalizojë zonën ku dyshohej se ndodhje vetura e vjedhur dhe më pas u vërtetua se vetura në fjalë është e njëjta që ishte raportuar e vjedhur më 12 gusht në Vushtrri.

Me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar L.H një 52 vjeçar ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Kurse vetura iu është kthyer pronarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat