Dardania II heq qafe rrjetin e stërvjetëruar elektrik

Peja

Dardania II heq qafe rrjetin e stërvjetëruar elektrik

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 09:36
“Dardania II”

Investimi i radhës që i vie Pejës nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, është ai në Bashkësinë lokale “Dardania II”.

Zona ku po investohet, shtrihet në pjesën hyrëse të qytetit të Pejës, nga hyrja prej Gjakovës dhe mbulon numër të madh prej 197 ekonomishë familjare dhe biznesore, të cilat do ta heqin qafe një rrjet të stërvjetëruar.

Profesori Gjergj Biba, njëri prej 197 përfituesve të kësaj zone, deklaron se problemet ishin të shumta deri më tash, si pasojë e rrjetit të stërvjetëruar me vite.

“Ishte koha e fundit që të ndodhë ky investim. Shpresojmë shumë në punën që po bëhet dhe presim që të kemi së pari tension stabil dhe pastaj edhe kualiteti nuk do mungojë”, thotë Bibaj.

Sa i përket sigurisë, sipas Bibajt ky investim i ri do ta rrisë atë maksimalisht.

“Ju e shihni se këtu ka qenë rrjeti istërvjetëruar dhe rreziku i madh nga ekspozimi i faktorit njeri në të”, shprehet profesori.

Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, duke folur për domosdonë e këtij investimi në “Dardania 2” të Pejës, thotë se Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, sikur në tërë Kosovës edhe në këtë rast, po e aplikon Master Planin 10 vjeçar,i cili u jep prioritet zonave ku ka rënie të mëdha tensioni.

“Projekti në të cilin po punohet në “Dardania 2”, është investim në kuadër të përmirësimit të shërbimeve, pas përfundimit të të cilitefektet tek konsumatorët do jenë në shërbime të sigurta, kualitative dhe zvogëlim enorm të humbjeve”, thotë Buzhala.

Sipas tij, KEDS-i po aplikon parametrat më të lartë të shërbimeve, në mënyrë që të rritet edhe siguria për konsumatori.

Projekti që KEDS ka shtrirë në Bashkësinë lokale “Dardania II” ka të bëjë, me vendosjen e trafove të reja, shtyllave nga betoni të tensionit të mesëm dhe kabllove të reja, që të gjitha këto sipas standardeve të fundit të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat