Haxhia shpjegon arsyet e vërteta të vrasjes së Azem Hajdarit, dhe skenarin e Klosit për ta çuar Berishën në Guantanamo

Lajme

Haxhia shpjegon arsyet e vërteta të vrasjes së Azem Hajdarit, dhe skenarin e Klosit për ta çuar Berishën në Guantanamo

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 09:10
Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, në një status të tijin në “Facebook” ka shpjeguar sipas tij arsyet e vërteta të vrasjes së Azem Hajdarit nga Fatmir Haklaj.

Haxhia shkruan se ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi kishte një plan për të sulmuar ambasadën amerikane dhe për të dërguar në Guantanamo Berishën.

Sipas tij, plani ishte që Azem Hajdari të merrte kreun e PD-së. Madje, në këtë plan ishte edhe Fatmir Haklaj, të cilit i kishte rënë në dorë një kasetë e takimit të Klosit me shkrimtarin De Villers, të librit “Shqipëria: Mision i Pamundur”.

Ndaj, Izet Haxhia shkruan se Fatmir Haklaj shkoi të takonte Azemin për kasetën në fjalë, për të cilën ai donte sipas Haxhisë, që ta dërgonte te Ambasada Amerikane.

Por Haxhia shkruan se Haklaj kuptoi që Hajdari ishte i lidhur me Klosin dhe i frikësuar për jetën e vrau që askush të mos e dinte se ai kishte në dorë kasetën në fjaë.

Postimi i plotë:

Libri i De Villers, zbulon të verteten se perse e vrau Fatmir Haklaj, Azem Hajdarin. Vrasja e Azem Hajdarit, sipas drejtesise shqiptare, që ka dhene vendimin në të gjitha shkallet per të, eshte pa motiv. Perse e vrau Fatmir haklaj, Hajdarin.

Sepse kishte dore në vrasjen e vellait Shkelqimit? Nese do të kishte qene bash ky motivi i Fatmirit, ai nuk do të shkonte ta vriste Azemin para selise se Pd -se.

Fatmiri mund t’ia kishte bere priten azemit até nate në shume vende, rruges per në shtepi. Azemi nuk mund të mos e dinte nese Fatmiri ka shkuar per ta vrare, keshtu që nuk do të dilte nga selia, por do njoftonte Policine.

Si debutet dhe kryetare i Komisionit Parlamentare të Mbrojtjes që ishte Azemi, Policia ishte e detyruar të vinte ta ruante nga ata që kishin ardhur per ta vrare. Azemi i doli para Fatmirit se ishte i sigurte që ky nuk do ta vriste. Nese Azemi kishte arme në dore, kete e kishte Jo per tu mbrojtur nga Fatmiri, se persa i takon ketij do kishte vepruar ndryshe, dhe Azemi e dinte shume mire që nuk mund ti dilej perpara nje Fatmiri që kishte ardhur per ta vrare me pistolete apo kalashnikov.

Fatmiri shkoi ta takoj Azemin, per nje çeshtje që e dinin të dy. Fatmiri kishte shume burime informimi. Atij i kishin dhene nje kasete të nje bisede në Paris, mes Fatos klosit dhe De Villers, shkrimtarit francez që do shkruante librin ”Shqipria: Mision i Pamundur ”,i porositur dhe i paguar nga Klosi.

[Izet Haxhia] Ne kete kasete Klosi i jepte udhezime De Villers per skenarin e librin, ku duhet të tregohej se si do behej nje atentat ndaj Ambasade amerikane, ku organizatore ishte nje terrorist Arab dhe Fatmir haklaj si bashkepuntor i tij.

Ne variantin e pare të librit, që u ndryshua per shkak të vrasjes se hajdarit, kete kerkonte ta vriste Fatmir haklaj, sepse kishte mesuar per plan?n e atentatit.

Domethene e kishin parashikuar edhe vrasjen e hajdarit, ne skenar, si të gjithe të tjereve, fatmirit ,mua etj Fatmiri i tronditur shume shkoi të takonte Azemin dhe t’i thoshte që te shkonin bashke në ambasaden amerikane per të dorzuar kaseten dhe denoncuar skenarin e klosit me atentat ndaj ambasades.

Azemi hezitonte sepse ai kishte lidhje me klosin, i cili i kishte garantuar se atentati do t’i ngarkohej sal? berishes, dhe per kete do të perdorej si nje kamikaz i sajuar, Izet Haxhia siç trajtohet në librin e De Villers.

Fatmiri do të eleminohej nga Shiku, që të humbnin gjurmet e atentatit. Sal? berisha do të dergohej në Guantanamo, që me të do të inagurohej si burg e keshtu azemi do të mbetej lideri i PD.

Nese gjerat do të kishin shkuar keshtu, sipas skenarit të klosit, do të ishte nje krim ndaj të gjithe të permendurve me perjashtim të Sali berishes që duhet të kishte patur kete fat që me 1997 per krimet e tij.

Pse Fatmiri nuk shkoi vete në ambasaden amerikane do thoni? Ai sapo mori kaseten ate dite dhe e kuptoi se ajo kasete ia rrezikonte jeten. Ai duhet të vepronte me shpejtesi. Nese shkonte vete në amabasade, mund të mos e prisnin akuzohej kerkohej per vrasje.

Nese u tregonte se cfare kishte në dore per të siguruar tak?m, njerzit e klosit do ta mesonin dhe do të kerkonin ta zhduknin bashke me kaseten ,para se të merrte tak?m me amerikanet.

Prandaj Fatmiri deshi ta takonte azemin, i bindur se edhe ky do të kishte interes të shkonte ne ambasade me të pasi në bisede permendej edhe azemi që i ishte vene koka në loje në skenar. Fatmiri as e imagjinonte se Azemi nuk do ta refuzonte të shkonte në ambasade.

Ne biseden e shkurter me azemin, Fatmiri, kuptoi se ky azemi ishte bere zar? i klosit per të shpetuar koken nga berisha dhe per të marre PD. Fatmiri u nervozua shume se e kuptoji që azemi do ta spiunonte direk tek klosi.

Ne keto kushte nervozizmi Fatmiri vrau azemin. Pas kesaj as që mund te imagjinohej që Fatmiri të shkonte në ambasade. Ne të vertet Fatmiri nuk kishte as besim te keta të ambasades per shkak të lidhjeve qe kishin me klosin. Ai donte të gjente nje lidhje direkte ne Uashington që të dergonte kaseten.

Ne librin e De Villers Fatmir haklaj bashkepunon me nje terrorist Al -Qaeda, të quajtur Hasan Mohamed Al -Jafari, ish shefi i sherbimeve sekrete sudaneze, njeri i rrjetit terrorist të Bin Laden per të cilin në liber thuhet se ngriti rrjetin e bin ladenit ne shqiperi. Ku Al Jafari, që në liber paraqitet sikur strehohet në Tropoje në shtepine e Fatmir haklajt, në fakt eshte sajuar si personazh nga De Villers mbi bazen e nje personi konkret, egjiptjanit Salah El -Sayed, nje terrorist i rrezikshem që erdhi në shqipri si nje punonjes i Fondacioneve bamirse arabe. Al -Jafari na jepet ne liber si të gjithe të dhenat e Salah El -Sayed, ai ishte i martuar me nje femer shqiptare, kishte shtepi në zonen e Oxhakut në Tirane, ku banonte familja e tij.

Salah El Sayedin e egzekutoi Renea në tetor 1998 në shtepine e tij në Tirane, ku e gjeten të fshehur në nje lavatriçe. Kete Salah el Sayed kishin bere plan ta conin në Tropoje, tek shtepia e Fatmir haklaj, me rekomandimin e klosit, por pa e ditur Fatmiri se cili ishte që ta kompromentonin.

Do t’i benin disa foto apo filmime me ane të agjenteve të tyre (edhe shume filmime tek emisioni ”Xhungel ”jane të bera fshehtas në ate kohe nga agjentet e klosit ),mund te ma prezantonin edhe mua si bamirse Arab pa e ditur se cili ishte ai. Ne liber Al-Jafari bisedon me Fatmir haklajn per atentatin, ben plan bashke me të, dhe të dy udhezojne Britan Maten, emri më te cilin paraqitem une Izet Haxhia në liber, se ku duhet ta çoje kamionin e ngarkuar me eksploziv në Tirane.

Kur të ndodhte atentati në realitet, Jo ne liber, se në liber do të pershkruhej me vone ,pra kur të ndodhte atentati tek ambasada amerikane, do të nxirrnin si prova fotot e Fatmiri dhe te mijat me kete Salah el -Sayed si prova, t’ua jepnin amerikaneve, që te dergonin Apache per të vrare fatmirin, se mua do më kishin vrare të paketuar brenda në kamjonin që do shperthente tek Ambasada amerikane në Tirane.

Te gjithe kete skenar të vertet e prishi vrasja e azem hajdarit, pas refuzimit të tij per të shkuar tek ambasada amerikane me Fatmir haklajn. Fatmir e regjistroi biseden e shkurter me azemin, ashtu siç kishin regjistruar Haklajt ngjarje të tjera. Dy kaseta kishte që Fatmiri i mbante me vete në trup në nje kuti metalike speciale, si kutite e duhanit. Kaseten që i derguan me biseden e Fatos klosit me De villers në Paris, dhe kaseten me biseden me Azemin mbremjen kur e vrau në Tirane.

Te dy keto kaseta ia moren në trup kur u vra naten e 4 nentorit 1999 dhe ato rane në doren e klosit. Botimi i pare i librit të De villers eshte ne 20 janar 1999. Libri ka 256 faqe në botimin e pare në frengjisht. Ne kete liber ngjarjet arrijne deri në mes të nendorit 1998. Per sa kohe e shkroi librin De villers ,duke llogaritur kohen që ju desh për redaktimin per procesin shtupshkrimit masiv. A mund të besohet që De villers e shkruajti librin per e shumta gjashte jave? ??

Nje liber që ben fjale per nje vend të panjohur për autorin, ku ai pershkruan sakte vende që nuk i ka njohur apo shkelur kurre, si ato në Tropoje apo Tirane. Ne Tirane ai pa vetem rrugen nga hotel ”Rogner ”,deri tek zyrat e shik, ku e priti klosi. Si shpjegohet që De villers pershkruan më saktesi disa muaj para se të ndodhte nje nga atentatet që iu bene fatmir haklajt gjate vitit 1999.

Libri i De villers permban te dhenat që mungojne që të zbulohet e verteta e vrasjes se Azem hajdarit. Te gjitha pyetjet që kane ngelur pergjigje gjate hetimeve të vrasjes,marrin pergjigje duke perdorur si prove në hetime kete liber. ……………………Ne ditet në vazhdim do tu tregoj rolin e berishes ne nxjerrjen nga selia të hajdarit. .kush e sajoi alibine e telofonates per azemin dhe pse? Pse nuk u kerkua kurre të gjendej telefoni i humbur i hajdarit. ..etj...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat