Kryeministri: E kam përjetuar me emocione fitoren e Majlindës

Lajme

Kryeministri: E kam përjetuar me emocione fitoren e Majlindës

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 17:54
Isa Mustafa takim me Majlinda Kelmendin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për ta pritur fituesen e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike 2016, Majlinda Kelmendin.

Me këtë rast Mustafa tha se fitoren e Majlindës e ka përjetuar me emocione.

 “Personalisht e kam përjetuar me shumë emocione. Kjo është meritë e rinisë tonë. Është meritë e Majlindës dhe trajnerit Tonit. Rrugës së Majlindës, besoj, se do të shkojnë edhe sportistët tjerë”, ka thënë Kryeministri Mustafa. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat