Edhe pak minuta kampionia olimpike në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, do të aterrojë në Prishtinë
Në kuadër të organizimeve për pritjen e saj dhe të ekipit kosovar të xhudos, është lëshuar një gafë nga organizatorët.
Në sallën e konferencës, ku Kelmendi do t’i drejtohet medieve, është shkruar “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ mirëpret kampionen e botës 2016, Majlinda Kelmendi”, ndërsa ajo në vendlindje po kthehet si kampione olimpike.