Degradimi i arsimit të lartë, të diplomuarit e kolegjeve private nuk dinë të shkruajnë shqip

Lajme

Degradimi i arsimit të lartë, të diplomuarit e kolegjeve private nuk dinë të shkruajnë shqip

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 12:30
ilustrim

 Arsimi i lart privat në Kosovë për vite me radhë është duke degraduar. Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti Kushtrim Gashi, vlerëson se për degradimin e arsimit të lartë, fajtor kryesor janë kolegjet private, të cilat aspak nuk e shikojnë cilësinë, por vetëm përfitimet biznesore. “Në Kosovën e pasluftës shumë gjëra u degraduan, por më se shumti u goditë arsimi sa që do të duhen vite të tera për ta ringjallur. Për degradimin e arsimit të lartë, fajtor kryesor janë kolegjet private, të cilat aspak nuk e shikojnë cilësinë, por vetëm përfitimet biznesore. Në vend të studimit dhe shkencës në këto institucione private po behet biznes. Krimi më i madh akademik që po bëhet nga kolegjet private është nxjerrja e të diplomuarve pa njohuri elementare. Është më të vërtetë e tmerrshme të shohësh të diplomuarit në kolegjet private, të cilët nuk dinë të shkruajnë shqip”,a thënë Gashi. Sipas Gashit, kjo dukuri fatkeqësisht ndodh edhe më te diplomuarit në Master, të cilët pas diplomimit postojnë statuse në rrjetet sociale me qindra gabime drejtshkrimore. “Si mund të pritet nga këta të diplomuar të edukojnë gjeneratat e reja, kur ata jo vetëm që nuk kanë njohuri elementare, por as nuk dinë të shkruajnë shqip. Me e pakta çfarë mund të bëhet në ketë drejtim është që të diplomuarit në kolegje private të mos i lejojnë të punojnë si mësimdhënës në arsimin fillor dhe të mesëm sepse vetëm kështu do të mund ti shpëtojmë nxënësit nga analfabetet me diploma. Ato vende që kanë pasur prioritet arsimin dhe shkencën, gjithmonë kanë ecur me sigurt drejtë zhvillimit”, është shprehur Gashi. Meqenëse arsimi është politika më e mirë ekonomike dhe juridike, për të pasur një vend me të zhvilluar ekonomikisht dhe sundim të ligjit,sipas analistit Gashi, duhet të bëhet dekriminalizimi, departizimi, skanimin e mësimdhënësve dhe eliminimin e analfabeteve pa diploma nga shkollat. “Dhe vetëm kështu mund të punojmë dhe të vejmë në funksion një rënd ligjor dhe të drejtë”, ka deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat