Hoxhaj vendos lule në vendin e sulmit në Mynih

Lajme

Hoxhaj vendos lule në vendin e sulmit në Mynih

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 22:49
Hoxhaj vendos lule në vendin e sulmit në Mynih

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbërritur në Mynih ku ka vizituar familjen Segazhi, e cila ka humbur vajzën 14-vjeçare në ngjarjen e ditës së djeshme. Hoxhaj iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. “Jam këtu me ju të shpreh ngushëllimet e mia dhe të qytetarëve të Kosovës. Erdha të marr pak nga dhimbja juaj që keni sot. Ne si shtet i Kosovës do të jemi pranë jush si çdo shqiptar në këto orë", tha Hoxhaj.

Më pas ai ka vizituar edhe vendin ku ka ndodhur tragjedia, duke vendosur lule në njërën nga pjesët ku ka pasur viktima më shumë. Gjatë qëndrimit në Mynih, Hoxhaj është pritur edhe nga ministrja e Shtetit të Republikës së Bajernit, Beate Merk. Hoxhaj ka pasur në axhendë vizitën në Berlin, por ka shkuar në Mynih, pas ngjarjes së rëndë, ku u raportua edhe për 3 të vrarë nga Kosova dhe disa të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat