17 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

Lajme

17 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 22:32
17 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

Në 17-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, disa dhjetëra ekspertë që kanë punuar apo punojnë në nivelet më të larta qeveritare, akademike dhe shoqërinë civile, kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të angazhuar qeverinë e Serbisë për zbardhjen e krimeve të luftës, përfshirë edhe vrasjen e dy vëllezërve Bytyçi.

Nënshkruesit theksojnë se shteti serb po ndjek shumë ngadalë penalisht kriminelët e luftës. Vëllezërit Bytyçi, në kohën e luftës në Kosovë, e kishin lënë Amerikën, për t’iu bashkuar UÇK-së. Pas ndërhyrjes së SHBA-ve në Kosovë dhe çlirimit, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u ekzekutuan nga oficerët serbë me nga një plumb në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat