Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani

Lajme

Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:56
Viktimat në Mynih

Aq i ri dhe aq i obsesionuar me vdekjen, qa sa mbidhte dhe ruante foto të ndryshme dhe informacioneve rreth masakrave të ndodhura në të shkuarën. Para së gjithash, ajo e ndodhur ekzaktësisht pesë vite më parë nga Anders Breivik në ishullin e vogël norvegjez të Utoya. Ali Sonboly, vrasësi i vetmuar i Mynihut, ishte vetëm 18-vjeç. Dhe aq të rinj, madje edhe më të rinj ishin 5 nga viktimat e tij, të gjithë të mitur.

Can Leyla (14-vjeç, në foto) , Sevda  Dag , Selcuk Kilic 

Image

Gjatë të shtënave në një McDonalds përballë qendrës tregtare Olympia, mbetën të vdekur tre të rinj turq, të tërhequr me anë të mashtrimit brenda Fast Food-it. Vrasësi kishte hyrë në profilin në Facebook të një personi të tretë për të publikuar një reklamë false që i premtonte ushqim falas klientëve të Fast Food-it.

Dijamant Zabergja (21-vjeç)

Image

Vrasja e Djamant Zabergjas, të riut me origjinë kosovare, ishte e para që u konfirmua. Babai i tij Naim, efektiv policie, ishte ndër të parët që solli lule në memorialin e krijuar pranë vendit të masakrës.

Armela Segashi (14-vjeç)

Image

Vdekja e Armela Segashit u konfirmua nga vëllai i tij Arbnor në Facebook, përmes një postimi të shkruar në gjermanisht dhe shqip: “Armela vajza jonë e dashur, motra, mikja dhe mbi të gjitha një qenie e mrekullueshme njerëzore, ka humbur jetën gjatë të shtënave në Mynih. Të duam shumë ëngjëll”.

Sabina Sulaj (14-vjeç)

Image

Sipas raportimeve, Sabina Sulaj, me baba nga Tirana dhe nënë nga Rrësheni, kishte shkuar në McDonald me shoqen e saj Armela.

Guilliano Kollmann (18-vjeç)  

Image

Guilliano Kollmann, 18-vjeç, u vra me një breshëri të shtënash në dalje të McDonald. “Ishte gjerman, por besaj se familja e tij kishte origjinë rumune”, citohet një nga shokët e tij nga ‘Telegraph’, Ishte një djalë argëtues, një djalë normal. Askush nu ia donte të keqen. Dhe tani, një nga shokët e mi më të mirë ka vdekur”.

Viktima greke

Një nga viktimat, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është një i ri rreth të 18-tave që kishte ardhur në Gjermani nga Greqia. Sipas raportimeve të mediave lokale, ai u vra me dy plumba në dalje të Fast Food-it. Raportimet e para flasin për një veprim heroik të tij për të shpëtuar jetën e së motrës, me të cilën ishte gjatë momentit të sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat