Abazi: Gjykata Speciale këtë vit, ose bie kredibiliteti i palëve

Lajme

Abazi: Gjykata Speciale këtë vit, ose bie kredibiliteti i palëve

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 22:41
Haki Abazi

Analisti Haki Abazi, njëherësh edhe drejtor i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’, mendon se ideja për të mbajtur një tryezë shkencore për çështjen e demarkacionit, në fakt është një blerje e kohës, sepse sipas tij, janë tejkaluar suazat e tryezave dhe të diskutimeve.

“Mosmarrëveshjet për këtë temë besoj që e kanë sjellë situatën kur Kosova duhet të kërkojë pozitën e saj në Gjykatën e Arbitrazhit”, ka deklaruar Abazi në emisionin “Kontakt”.

Demarkacioni, sipas tij, nuk është kriter legal për asnjë gjë, por është kriter politik dhe kushtëzimi i demarkacionit për liberalizim të vizave nuk ka të bëjë asgjë me aspektin legal.

Abazi gjatë intervistës ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku sipas tij, Gjykata ende po e pret një marrëveshje me Holandën.

“Qeveria holandeze, sigurisht që nuk dëshiron të jetë e përfshirë në asnjë formë në marrjen e përgjegjësive për atë se çfarë ndodhë me njerëzit që mund të jenë potencialisht të akuzuar për t’i sjell në territorin e saj”, ka thënë Abazi.

Ai pret që ky proces të përfundojë sa më shpejt që të jetë i mundur për shkak se po e mban Kosovën peng.

“Ata që e kanë pranuar Gjykatën Speciale dhe e kanë votuar atë, duhet të marrin përgjegjësinë”, ka thënë ai, duke shtuar se “deri në fund të vitit duhet të funksionalizohet Gjykata, përndryshe i gjithë kredibiliteti i dy palëve, si asaj ndërkombëtare dhe asaj vendore, vihet në pikëpyetje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat