Bahtiri: Nuk i lejova serbët që Car Llazarin ta ngrisin mbi Ibër

Lajme

Bahtiri: Nuk i lejova serbët që Car Llazarin ta ngrisin mbi Ibër

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 22:34
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës ka thënë se heqja e barrikadës mbi lumin Ibër ka me u bë shumë shpejt, por pa dhënë ndonjë datë të caktuar.

Kreu i Mitrovicës ka shtuar se ata kanë qenë të gatshëm që vet me hy dhe me hekë barrikadën prej urës, por sipas tij garanca e BE-së që lëvizja do të fillo shumë shpejt ka bërë që ata ende me pritë.

Ai ka thënë se pjesa e veriut për shqiptarët është e rëndë ngase atje kanë mbet pakicë, por sipas tij, komuna ka bë gjithçka që së paku ata qytetarë të flenë të qetë dhe të kenë një mirëqenie të mirë.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë se busti i Car Llazarit që u ngrit në veri të  Mitrovicës ka pasë me u ngrite pikërisht mbi urën e Ibrit, por sipas tij, presioni i tij ka arrit që së paku kjo shtatore më kaluar brenda në qytet.

Bahtiri po ashtu ka thënë se shumë shpejt ka me u hapë edhe një fabrike e re në Mitrovicë ku priten me u punësuar diku 650 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat