Zyrtarët e Minisitrisë dhurojnë gjak

Lajme

Zyrtarët e Minisitrisë dhurojnë gjak

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 15:32
Zyrtarët e MAPL duke dhuruar gjak

Zyrtarët e Ministrisë të Pushtetit Lokal kanë dhuruar gjak vullnetarisht me qëllim që të ndihmojnë Qendrën e Transfuzionit të Gjakut me gjak të mjaftueshëm për ti mbuluar nevojat e qytetarëve.

Zëvendësministri Bajram Gecaj, tha  në  vazhdimësi dhuron gjak  dhe se sipas tij gjaku është i nevojshëm sidomos për të aksidentuarit të cilët kohëvë të fundit janë shpeshtuar.

Gecaj tregoi se dje ka qenë në një varrim në Istog ku një i ri ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Gecaj: Në këtë kohë ka nevojë më shumë për gjak

“Nuk është hera e parë që e bëjë këtë. Kam punuar nja 14 vite në  Ambasadën Amerikane dhe atje në vazhdimësi është organizuar një gjë e tillë. Pra kanë ardh nga Transfuzioni në vazhdimësi dhe kemi bërë dhurimin e gjakut, pra jam dhurues i rregullt. Për shkak të kësaj unë e kam diskutuar këtë çështje së bashku edhe me ministrin Mariq por edhe me sekretarin dhe kemi vendos që në Ministrinë tonë të fillojmë një vizitë të tillë,  pra që kjo të jetë në vazhdimësi që të dhurohet gjak sepse unë besoj që është një çështje jashtëzakonisht humane”, tha Gecaj.

Edhe Hashim Berisha, zyrtar në këtë Ministri, tha se dhurimin e gjakut e bënë për të shpëtuar jetë.

Berisha: Po jep gjak për të shpëtuar jetë

“Gjakun e jep secili që shpreh dëshirë për me e shpëtuar jetën e fëmijëve apo në mënyra të ndryshme dhe besoj që është një mbi të gjitha të mirave që mundet me i dhënë edhe këtë mundet me e dhënë dhe kisha bërë apel te secili që mundet me dhënë pse jo se mundet me e shpëtua një jetë të dikujt pavarësisht se kush është”, tha Berisha.

Kurs përfaqësuesi i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, Fadil Mahmuti, tha se nevojat me gjak brenda 24 orëve nuk mbulohen asnjëherë me dhurim vullnetar, por shtoi se pastaj këto nevoja mbulohen nga dhurues familjarë.

Mahmuti: Rreth 150 doza gjaku kërkohen çdo 24 orë

VIDEO

“Me i mbulu nevojat e QKUK-së brenda 24 orëve na nevojiten rreth150 doza gjak. Faktikisht gati asnjëherë nuk mundemi me i mbulu ato kërkesa dhe mundohemi që me dhënës familjarë t’i mbulojmë kërkesat e mbetura, mirëpo qëllimi ynë është që një herë e përgjithmonë  t’i largojmë dhënësit familjarë nga dhurimi i gjakut, sepse kur ta shohësh realitetin njeriu në momentin kur e ka fëmijën, motrën apo vëllain realisht nuk është në gjendje as të dhurojë gjak, mirëpo përkundër dëshirës sonë jemi në pamundësi që të ofrojmë sasi çka kërkohet dhe në këtë mënyrë me dhënës familjarë t plotësojmë kërkesat”,  tha Mahmuti.

Në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhurimi i gjakut do të vazhdojë gjatë tërë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat