Analfabetët e Fakultetit të Edukimit, s’e dallojnë shumësin me njëjësin (Dokument)

Lajme

Analfabetët e Fakultetit të Edukimit, s’e dallojnë shumësin me njëjësin (Dokument)

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 18:26
Rezultatet e provimit pranues

Fakulteti i Edukimit është një nga ato institucionet prej të cilave pritet që të ketë më së paku gabime gjuhësore në shkresat zyrtare.

Mirëpo, kështu nuk ka ndodhur në rezultatet e provimit pranues, të publikuara sot. Në këto dokumente zyrtarët e Fakultetit të Edukimit s’e kanë dalluar shumësin me njëjësin, kur kanë shkruar pozicionet e profesorëve në Komisionin pranues.

Në vend se të shkruajnë në njëjës “Kryetar i Komisionit”, ata e kanë shkruar në shumës “Kryetarë”. Në vend se të shkruajnë “anëtar” ku është vendi për vetëm një anëtar, ata e kanë shkruar në shumës “anëtarë”.

Fakulteti i Edukimit ka publikuar sot rezultatet për në 13 raste për drejtimet e Edukimit që kanë aplikuar studentët. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat