Tmerri në Francë: Ambasada e Shqipërisë në Paris, publikon numrin për ndihmë

Lajme

Tmerri në Francë: Ambasada e Shqipërisë në Paris, publikon numrin për ndihmë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 09:49
Sulmi në Nicë

Ministria e Punëve te Jashtme ka reagur për sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Nice.

"Ministria e Punëve te Jashtme dënon me force sulmin e rende terroriste te ndodhur dje ne France dhe shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritet franceze ne këtë moment te vështirë. Qëndrojmë krahë te Francës ne betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme.

Ministria e Punëve te Jashtme dëshiron te informoj opinionin publik se ka marre te gjitha masat e nevojshme për ti ardhur ne ndihme shtetasve shqiptar qe mund te jene te përfshirë ne këtë situate krize.

Nga informacionet e deritanishme te përcjella nga Ambasada jone ne Paris nuk rezulton te kemi shtetas shqiptar qe mund te kenë humbur jetën. Ne ndihme te qytetareve tanë qe ndodhen ne France dhe familjeve te tyre Ambasada shqiptare ne Paris ve ne dispozicion nr e kontaktit: +33147233151.

Ministria e Punëve te Jashtme do te informoj ne vijimësi opinionin publik për zhvillime te mëtejshme", thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat