“Bota Sot” tani me dizajn të ri!

Lajme

“Bota Sot” tani me dizajn të ri!

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:40
Bota sot

Informimi është pjesë e rëndësishme e secilit, për gjërat e rëndësishme që ndodhin në vend, rajon e botë.

Për këtë nevojiten mediumet, e një ndër to është gazeta kombëtare “Bota Sot” e cila për 21 vjet mban publikun të informuar, me gazetën dhe portalin online.

Në mënyrë që publiku në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë të jetë sa më i informuar, në mënyrë të saktë, kohë reale dhe të paanshme,  

"Bota Sot" ka lansuar dizajnin më të ri të portalit, me shumëllojshmëri rubrikash, nga Politika, Ekonomia, Kultura, Sporti, Showbizi, Teknologjia, e deri tek lajmet më interesante që ndodhin në gjithë botën.

Website botasot.info me dizajn të ri është edhe më tërheqës e vazhdimisht i pasuruar me lajme të reja, të cilat ia vlejnë të lexohen.

Gazeta kombëtare "Bota Sot" do të vazhdojë të ju mbajë të informuar, andaj klikoni në portalin http://www.botasot.info/ dhe merrni lajmet më të fundit, në çdo fushë që ju interesojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat