Plagosen 2 të rinj në Gjirokastër, për pazaret e drogës

Kronikë e zezë

Plagosen 2 të rinj në Gjirokastër, për pazaret e drogës

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 13:20
Policia shqiptare

Dy të rinj nga qyteti i Gjirokastrës kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti me një person të tretë, i cili është vënë në pranga nga policia disa orë më pas.

Grindja mes të rinjve ka ndodhur gjatë natës në një lokal pranë shkollës Pedagogjike, ndërsa të plagosurit 20 dhe 21 vjeç janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i grindjes ka qenë prishja e pazareve të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat