Sa është e vështirë ta marrësh nënshtetësinë zvicerane?

Lajme

Sa është e vështirë ta marrësh nënshtetësinë zvicerane?

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Pas disa rasteve të refuzimit të aplikacioneve për nënshtetësinë zvicerane, www.news.com.au përmes një artikulli paraqet vështërsitë dhe formën e marrjes se nënshtetësisë në Zvicër.

Javën që shkoi dy vajzave iu është refuzuar aplikacioni për nënshtetësi zvicerane nga qeveria në Zvicër.

Dy vajzave, 12 dhe 14 vjeçare, iu është mohuar pasaporta zvicerane ngaqë nuk kishin pranuar që të merrnin pjesë në orët e notit në shkollë, ngaqë religjioni i tyre e ndalon afërsinë me meshkuj.

Orët e notit janë të detyrueshme në qytetin Basel, ku edhe ka ndodhur kjo ngjarje.

Stefan Wehrle, president i komitetit për “natyralizim”, ka deklaruar që personat të cilët dëshirojnë të bëhen shtetas të Zvicrës duhet të tregojnë që kanë arritur ti përmbushin kërkesat për integrim në sistemin edukativ të këtij vendi.

“Kushdo që nuk përmbush këto kushte bën shkelje ligjore andaj dhe nuk mund të natyralizohet” ka thënë Wehrle.

Ky është i pari ndër disa raste ku qytetarëve u është mohuar kërkesa për nënshtetësi mbi baza të mos integrimit siç duhet në shoqërinë dhe kulturën e shtetit.

Çka është natyralizimi?

Për tu bërë shtetas në Australi, ju duhet që të jeni banorë i përhershëm, të keni dosje të pastër, të kaloni një test gjeneral mbi njohuritë tuaja për shtetin në fjalë dhe të keni për qellim të rrini në Australi.

Mirëpo në Zvicër, këto rregulla janë me strikte.

Personat e huaj të cilët nuk kanë lidhje gjaku në Zvicër, duhet të jetojnë në këtë shtet të paktën 12 vite para se të aplikojnë për nënshtetësi (megjithatë vitet që kanë prej moshës 10 deri në 20 vjeçare llogariten të dyfishta).

Ndryshe nga Australia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohuritë gjenerale në këtë shtet konsiderohen më pak të rëndësishme krahasuar me integrimin në shoqëri.

Autoritetet bëjnë vizita të rregullta në mënyrë që të vlerësojnë se bëhen përpjekjet e nevojshme të migranteve për tu integruar në lagjet e tyre lokale, si dhe a janë duke i adaptuar traditat dhe zakonet nacionale.

Sipas gazetës më të madhe në vend “Basellandschaftliche Zeitung”, është shumë e rrallë që një aplikacion për natyralizim të refuzohet.

Mirëpo, disa raste të reja sugjerojnë diçka tjetër.

Muajin e kaluar një boshnjak mysliman nuk ka lejuar vajzat e tij që të ndjekin orët e notit, të shkojnë në kamping dhe disa ngjarje të shkollës, ngaqë këto bien ndesh me religjionin e tij.

Ai është dënuar me 3700 euro, si dhe është urdhëruar nga prokurori që të kaloj katër muaj në burg me arsyetimin që është banor i Zvicrës që nga viti 1990 dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për tu integruar.

Qeverisja zvicerane nuk tregohet e turpshme kur bie puna tek dënimet për shkak të mos-integrimit në shoqëri.

Një rast të tillë kemi parë edhe disa muaj më herët ku dy nxënës kanë refuzuar t’i jepnin dorën mësueses së tyre, ngaqë kontakti fizik me femra të cilat nuk jeni të lidhura në ndonjë formë është i ndaluar me Islam.

Ky incident ka bërë bujë të madhe pasi që shkolla ku fëmijët vijonin mësimin është pajtuar që djemtë të mos jepnin dorën kur përshëndeteshin, përderisa Ministri i Drejtësisë ka insistuar që zgjatja e dorës është pjesë e kulturës zvicerane. Vendimi më vonë është zëvendësuar nga një rregull ku thuhet që prindërit ose kujdestari i fëmijës që refuzon zgjatjen e dorës mund të dënohet me 4,600 euro.

Në vitin 2015 , një 76 vjeçari amerikan, i cili kishte jetuar për 43 vite në Zvicër, së bashku me gruan e tij gjermane dhe dy fëmijë, iu është refuzuar aplikimi për natyralizim me arsyetimin që nuk është integruar mjaftueshëm.

Këto konkluzione autoritetet i kanë bazuar në një test, duke thënë që personi në fjalë nuk është familjarizuar mjaftueshëm me zonën ku banon dhe se nuk ka shokë lokal.

Në një tjetër vendim, një familje nga Kosova iu është mohuar nënshtetësia për shkak që kanë veshur pantallona sportive (trenerka) nëpër qytet. Fillimisht aplikacioni i tyre ishte në rregull – ata ishin të njohur me regjionin dhe zakonet aty, gjithashtu flisnin gjuhën gjermane – mirëpo disa anëtarë të panelit kanë deklaruar që ajo veshje dhe fakti që nuk i kanë përshëndetur personat në rrugë, janë mjaftueshëm për t’i refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat