Tronditëse: Demi vret matadorin live në televizion (+18)

Lajme

Tronditëse: Demi vret matadorin live në televizion (+18)

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 10:58
Pamje nga sulmi i demit ndaj matadorit Victor Barrio

Një matador i vlerësuar me çmime të rëndësishme është vrarë nga një dem në një ndeshje me të gjatë së shtunës, në sytë e qindra teleshikuesëve që e ndiqnin live në televizion dhe audiencës në arenë, përfshirë bashkëshorten e tij.

29-vjeçari Victor Barrio humbi jetën pasi një nga brirët e demit iu ngul në gjoks duke i shkaktuar një plagë vdekjeprurëse.

Ndeshja mbahej në qytetin lindor Teruel ndërkohë që ky rast, është i pari i vrasjes së një matadori nga një dem për këtë shekull. Rasti i fundit ka qenë në vitn 1985.

Në po të njëjtën ditë, një 28-vjeçar gjithashtu humbi jetën pas një vrapimi me demat në një fshat pranë Valencias. Rreth 2000 ndeshje me dema mbahen çdo vit në Spanjë, ndërkohë që shifrat po bien. Në vitin 2010, Katalonja u bë rajoni i dytë në Spanjë pas ishujve Kanarie që e ndaloi këtë traditë që është cilësuar si barbare.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat