Ky është polici që mbeti i plagosur dje pasi vrau një qytetar

Lajme

Ky është polici që mbeti i plagosur dje pasi vrau një qytetar

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 09:27
Fidan Kurtalani është polici që mbeti i plagosur pasi vrau një qytetar

Fidan Kurtalani është polici që mbeti i plagosur pasi vrau një qytetar.

Vrasja ndodhi dje në lagjen “Arbëria” në Gjilan.

Në një deklaratë të dhënë për media Polica e Kosovës ka treguar se Polici ka vrarë këtë person në vetëmbrojtje.

"Policia e Kosovës e ka marr një informatë se një person është duke e ngacmuar një vajzë të mitur, dhe me të dal në vendin e ngjarjes personi i dyshuar ka shti në drejtim të policisë dhe me këtë rast është plagosur një polic. Pjesëtari i Policisë në vetëmbrojte ka shti ne drejtim të tij dhe me këtë rast personi në fjalë ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ismet Hashani nga Polica e Kosovës.

Ai ka treguar se Polici i plagosur është duke u trajtuar në spital dhe sipas tij gjendja është e rëndë.

Hashani ka tnënë tse të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat