Viktoria Nuland sot në Prishtinë dhe Tiranë

Aktuale

Viktoria Nuland sot në Prishtinë dhe Tiranë

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 07:28
Viktoria Nuland

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland do të vizitojë sot Kosovën. Bazuar në agjendën zyrtare, Nuland pritet që të takojë krerët e shtetit duke filluar me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, kryediplomatin Enver Hoxhaj, si dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq.

Nuland, me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, pritet të diskutojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nuland gjatë vizitës së sotme në Kosovë, nuk ka paralajmëruar takim me asnjë nga liderët e opozitës.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit gjatë ditës do të vizitojë edhe Tiranën, ku përveç takimit me kryeministrin Edi Rama, ajo do të realizojë takime edhe me kreun e opozitës, kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, Nuland pritet që të diskutojë për njërën ndër temat më aktuale në Shqipëri, ajo e reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat