Pacolli kritikon Kusari-Lilen: Pse po ndodh kjo në Gjakovë

Lajme

Pacolli kritikon Kusari-Lilen: Pse po ndodh kjo në Gjakovë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 23:52
Behgjet Pacolli & Mimoza Kusari Lila

Dikur i thoshte fjalë miradije, por tani ka kritika për të. Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar vetëm pas një interviste që pati Mimoza Kusari – Lila ku shpalosi programin e saj të ri politik. Ai thotë se sot është takuar me ish –drejtorët e suksesshëm të fabrikave të Gjakovës ku thonë që gjendja në këtë Komunë është dëshpëruese.

Ja postimi i tij i plotë i Pacollit në Facebook: 

Sot në shtëpinë time pata kënaqësinë që t’i pres në një takim ish-drejtorët e suksesshëm të fabrikave të Gjakovës. Trajtuam situatën mjaft dëshpëruese në të cilën gjendet sot Gjakova.

Siç e dini, unë nisa ta jap kontrubutin tim në Gjakovë, në të gjitha lamitë.

Fillova të ndërtoj fabrika që të kontribuoj në punësimin e njerëzve.

Fillova të mbështes kulturën e këtij qyteti. Të ndërtoj parqe e të kontribuoj aty ku kërkohej… Fatkeqësisht, për shkak të interesave personale të disa aktorëve politikë, misionin tim për Gjakovën e ndalën pandershëm.

I kam shkruar edhe Kryeministrit të Kosovës dhe kam kërkuar që të ndërmarrë masa që të lirohen hapësirat e fabrikave ku do të instaloheshin prodhimtari e të vazhdojnë investimet. Kjo mbeti në vesh të shurdhër e as që u përgjigjën në letrat e mia.

Statusi i Zonës së lirë ekonomike të Gjakovës e Mitrovicës praktikisht u eliminuan. Fabrika e kultivimit të kërpudhave që u desh të ndërtohet në Gjakovë, politikisht u ndal (kjo fabrikë tani po ndërtohet në një komunë tjetër për shkak të inateve politike).

Deri kur duhet të vuajë ky qytet, çfarë çmimi duhet të paguajnë ata. Sa nëna dhe motra u keqtrajuan, sa nëna dhe motra presin të dinë për fatin e të dashurve të tyre, të rinj të papunë bredhin rrugëve, sa familje kanë problem të ushqehen e sa e sa të tjera.

Pse ndodh kjo mu në Gjakove. Ku janë autoritetet?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat