Pengmarrje në Vranjevc, ndërhyn Njësia Antiterror e Policisë!

Kronikë e zezë

Pengmarrje në Vranjevc, ndërhyn Njësia Antiterror e Policisë!

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 23:06
Policia e Kosovës

Një rast i pengmarrjes ka ndodhur sot në Prishtinë.

Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se pengmmarrja ka ndodhur në Vranjevc, në afërsi të shkollës “Zenel Hajdini”.

“Një person e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi gruan e tij për afër tri ore, duke ushtruar dhunë ndaj saj”, ka thënë ky burim i Blic brenda Policisë.

Gjithnjë sipas këtij burimi, është Njësia Speciale e Policisë Antiterror- FIT, ajo e cila ka ndërhyrë dhe ka arritur që ta shpëtoj gruan.

Policia i ka arrestuar dy persona, ndërkaq e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Të dyshuarit janë A.c. dhe S. I., ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë”, ka thënë ky burim, duke bërë të ditur se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Mësohet se gruaja ka qenë shtetase e huaj, gjegjësisht ka shtetësi rumune.

Ende nuk dihet motivi i kësaj pengmarrjeje.

Ndërkaq, zyrtarisht nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje rreth këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat