Braçe u shqetësua për fitimet e Chris Brown, Briseida Shehaj i përgjigjet: Ishin 4 kasa fiskale në koncert

Shqipëria

Braçe u shqetësua për fitimet e Chris Brown, Briseida Shehaj i përgjigjet: Ishin 4 kasa fiskale në koncert

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 22:20
Briseida Shehaj

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është përgjigjur menjëherë deputetit socialist, Erjon Braçe, në lidhje me çmimet e larta në koncertin e këngëtarit Chris Brown në Durrës si dhe me punën e tatimeve mbi fitimet.
Në një status në Facebook Braçe pyeste me ironi nëse Shehaj kishte tatuar edhe Broën, dhe a kishte njeri nga tatimet për të vërtetuar xhiron gjatë mbrëmjes. Në lidhje me këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar si më poshtë:  

“Dje në orën 10 ka filluar monitorimi i subjektit në Durrës. Subjekti kishte të instaluara 4 kasa fiskale, 1 te dera ku pritej bileta dhe 3 në banak. Kishte 37 të punësuar. Në subjekt, punonjësit e inspektoriatit tatimor kanë qëndruar për rreth katër orë. Të gjitha të dhënat e konstatuara dje do verifikohen në Tiranë. 

Subjekti është i regjistruar në Tirane dhe do mbahet në monitorim të vazhdueshëm, pasi do ketë evente javore. Drejtoria e Përgjithshme ka udhëzuar që në fillim të sezonit drejtoritë rajonale të monitorojnë këto aktivitete në çdo qytet”, thuhet në reagimin e Tatimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat