Mustafa: Ka ndodhur një keqinformim për projektligjin për investime strategjike

Ekonomi

Mustafa: Ka ndodhur një keqinformim për projektligjin për investime strategjike

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 20:47
Muhamet Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë se ka ndodhur një keqkuptim në lidhje me projektligjin e ri për investimet strategjike. Ai ka sqaruar se askush nuk është ankuar dhe të gjitha sugjerimet e shoqërisë civile dhe akterëve tjerë janë marr para sysh.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Ne disa media sot u tha se projektligji për investime strategjike  gjoja qenka ne kundërshtim me Ligjin për ndërmarrjet publike dhe se gjoja qe Komisioni Europian paska verejtje lidhur me te.

Gjate procedures Kuvendore ne Komisionin per zhvillim ekonomik te gjitha shqetesimet e Komisionit Europian dhe nje pjese e konsiderueshme e sugjerimeve te aktereve te interesuar, duke perfshire edhe organizata te shoqerise civile, jane adresuar dhe jane sqaruar dhe evituar. Projekti i Ligjit i rregulluar me amandamentet qe u votuan nuk ka asnje kundershtim me Ligjin per ndermarrjet publike. Komisioni Europian nuk ka dhene asnje verejtje pas amndamentimit te Ligjit.

Duke marre parasysh se ne Komsionin per zhvillim ekonomik thuaja me konsensus eshte arritur marrveshja per permbajtjen e Ligjit me amandamente, mosmarrja pjese, e nje pjese te konsiderueshme e deputetve ne votim ishte nje befasi qe tash per tash nuk eshte sqaruar. Shpresoj qe kjo tejkalohet dhe ky Ligj qe mund te ndikoje pozitivisht ne rritjen e vellimit te investimve ne Kosove, ne interes te rritjes ekonomike dhe punesimit, do te aprovohet se shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat