“Ja kush do ta fitojë Topin e Artë”

Futboll

“Ja kush do ta fitojë Topin e Artë”

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 20:31
Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Lionel Messi

L’Equipe mendon se Topi i Artë do të shkojë për njërin nga finalistët e Euro 2016, Cristiano Ronaldon ose Antoine Griezmannin

Për shkak të paraqitjeve të mira në Euro 2016, Antoine Griezmann, mund të jetë në mesin e tre lojtarëve më të mirë për Topin e Artë, çmim ky që ndahet në janar të vitit 2017.

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, Leo Messi, Cristiano Ronaldo e Antoine Griezmann, do të jenë nominuesit për Topin e Artë, por që do ta fitojë CR7 ose numri shtatë i Francës.

L’Equipe mendon se fituesi i këtij çmimi do të përcaktohet nga ai i cili do të shpallet kampion i Evropës me kombëtaren e tij të dielën, transmeton AS.

Portugalia e Franca janë kualifikuar për në finale të Kampionatit Evropian, padyshim që për këtë më meritorët janë Ronaldo dhe Griezmann. Sulmuesi francez është realizatori më i mirë i këtij Evropiani me gjashtë gola, derisa Ronaldo renditet i dyti me tre gola.

Finalja e Euro 2016 zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në ‘Saint-Denis’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat