Komuniteti boshnjak kulturor në Maqedoni të dielën, në ora 11, organizon marsh në Shkup për Srebrenicën me moton “Don’t forget Srebrenica“ (Mos e harroni Srebrenicën).
Është parashikuar që marshi për Srebrenicën të fillojë nga qyteti i vjetër, në qendër tek fontanat dhe të përundojë tek Ura e Gurit, ku do të mbahet konferencë për shtyp për mediat dhe do të lexohet Deklarata për Srebrenicën.