ShBA: Fiton lotarinë 540 milionë dollarë

Ndryshe

ShBA: Fiton lotarinë 540 milionë dollarë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 18:53
Lotari

Në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dikush u zgjua mëngjesin e së shtunës me 540 milionë dollarë. Fati i trokiti në derë lojtarit të xhekpotit të shtatë më të madh në histori, i njohur si Mega Millions.

Shuma i shkoi e plotë banuesit në Indiana dhe nuk ndodhi si zakonisht që ajo të shkonte e ndarë në pjesë. Ishin numrat 8, 19, 20, 55, 73 dhe së fundmi ai më me fat, 5, që i ndryshuan jetën lojtarit.

Vlera e Mega Millions të premten ishte 415 milionë dollarë, por pasi nuk doli asnjë biletë fituese, çmimi u rrit në 449 milionë. Edhe më tej shorteut vijoi të ishte pa fitues dhe për rrjedhojë vlera e lotarisë u rrit deri në 540 milionë dollarë.

Paula Otto, drejtoresha ekzekutive e Lotarisë në Virxhinia, tha se shitjet i tejkaluan pritjet me 1 miliard $ nga muaji mars, kur u shpall fituesi i fundit.

Biletat janë shitur në 43 shtete, nga rajoni i Kolumbisë deri në ishujt Virxhina. Amerika shquhet për të tilla xhekpote që të ndryshojnë jetën, ndaj shpesh vendi cilësohet si toka e oportuniteteve dhe surprizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat