Priste dru në mal, rrëzohet dhe ndërron jetë

Kronikë e zezë

Priste dru në mal, rrëzohet dhe ndërron jetë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 17:44
Sharrë e drunjve

Një 60-vjeçar ka rënë nga një pemë, e si pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Korçës.

Bëhet e ditur se viktima është shtetasi me inicialet D. XH. Policia ka njoftuar se 60-vjeçari në momentin që është rrëzuar, ka qenë duke prerë dru në mal dhe ka rënë nga një lartësi.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar në spital, por ai nuk ka mundur që të mbijetojë. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat